14:31 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Boksieri gjatë meçit pyet trajnerin se a do shkojnë të hanë më pas

Sa herë që konkurroni në një ngjarje sportive, a ka pasur një kohë kur të mendoni për ushqim?

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Fabio Wardley në natën e së shtunës.

Wardley, një boksier i peshave të rënda, mund të mendonte vetëm për ushqimin gjatë meçit të tij.

Pasi erdhi në qoshe pas raundit të tretë, Wardleyt filloi të marrë udhëzime nga trajneri i tij.

Por, ndërsa trajneri i tij po fliste, boksieri e ndërpreu atë dhe e pyeti: “Do të shkojmë te FiveGuys(restaurant) më pas?”

Trajneri i tha atij se do shkonin, përpara se të vazhdonte t’i jepte udhëzime.

Dëshira e madhe për të shkuar te FiveGuys me sa duket e motivonte atë teksa fitoi në raund të gjashtë me nokaut kundër Mariano Strunz, përcjellë Indeksonline.

Ai tani ka fituar të gjitha tetë ndeshjet e tij profesionale, ndërsa ngjitet në renditje.

24-vjeçari shkruajti në Twitter më pas në lidhje me komentin e tij duke pyetur FiveGuys me shaka në lidhje me mundësitë e sponzorizimit./Indeksonline/