12:57 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Boksieri italian vdes pas nokautit brutal

Boskieri italian, Christian Daghio ka vdekur tragjikisht pas njw meçi nw Bangkok.

49-vjeçari, një ish-kampion në Muay Thai dhe boks, vdiq në spital të premten pasi u vendos në koma për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë ndeshjes së titullit të WBC kundër Don Parueang më 26 tetor.

Ai lë prapa gruan dhe vajzën e tij pesëvjeçare, shkruan Indeksonline.

Videoja tregon se Daghio është rrëzuar në raundin e 12-të pas marrjes së disa goditjeve të mëdha në kokë dhe fytyrë.

Ai u trajtua menjëherë nga stafi mjekësor në ring përpara se të dërgohej në një spital në Bangkok.

Vëllai i Daghios dhe menaxheri i tij Fabrizio tashmë ka konfirmuar lajmin për vdekjen e vëllait të tij.

Daghio ka mbi 200 luftime profesionale dhe fitoi gjithsej shtatë tituj botërorë në Muay Thai dhe boks. /IndeksOnline/

 

 

Temat: