21:09 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / Gj. Sh

Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku kalon në gjysëmfinale të Lojërave Mesdhetare

Kosova mund të fitoj edhe një medalje tjetër në Lojët Mesdhetare, të cilat po mbahen në Oran të Algjerisë, shkruan Indeksonline.

Boksieri nga Kosova, Shpëtim Bajoku, ka kaluar në gjysëmfinale pasi mposhti boksierin egjiptian, Essam Amen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022, në kategorinë -63 kg.

Me këtë fitore Bajoku siguroi edhe një medalje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Në ditën e nesërme Bajoku do të luaj në gjysëmfinale ndaj algjerianit, Yahia Abdelli./Indeksonline/

https://fb.watch/dYmS21rxCM/ https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/1051890185437498