13:08 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Boksieri shqiptar nokauton kundërshtarin serb

Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka nokautuar kundërshtarin serb, Slavoljub Mitiq.

Ai e nokautoi serbin në raundin e tretë në meçin që u zhvillua në Maltë, përcjell Indeksonline.

Keta vazhdon kësisoj serinë e ndeshjeve pa humbje duke e çuar atë në 13-të në karrierën e tij si profesionist, ndërsa për serbin kjo ishte humbja e 10-të./Indeksonline/