07:57 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

SHBA-ja e gatshme të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje

Këshilltari kryesor për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaë në shtëpinë e bardhë.

Bolton përmes një shkrimi në twiter ka thhënë se SHBA-ja është e gatashme të ndihmoj të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, pë arritjen e një marrëveshje, transmeton Indeksonline.

“E takova Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë. U pajtuam që tani është koha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja është e gatshme t’u ndihmojë të dyja palëve për të arritur këtë qëllim historik”, ka shkruar Bolton në Twitter./Indeksonline/