11:52 / E Premte, 25 Shtator 2020

“Bomba” e ditës: Gjilani arrin marrëveshjen me ish-futbollistin, që ka luajtur në Ligën e Skocisë

Skuadra e Gjilanit, pas Besar Musollit, ka arritur ta bëjë edhe një transferim bombastik.

Drejtori i klubit të Gjilanit, Sevdail Robelli, në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se është kompletuar transferimi i futbollistit Gramoz Kurtaj.

“Po, marrëveshja është arritur më herët. Dokumentacioni është kompletuar dje dhe presim që ai të jetë në ndeshjen e radhës”, u shpreh Robelli.

29-vjeçari, Gramoz Kurtaj, më 2015 ishte transferuar te skuadra skoceze, Hamilton, ku u paraqit për dy vjet në këtë ekip./Indeksonline/