22:55 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

“Bomba” e Maticit ia siguron tre pikë Unitedit (Video)

Supergoli i Nemanja Matic në sekondat e fundit të ndeshjes, ia siguroi tre pikë të rëndësishme Manchester Unitedit.

Skuadra e Manchester Unitedi siguroi tre pikë në udhëtim përballë Crystal Palaces, të cilën e mposhti me rezultat 3 me 2.

Golat për ekipin vendas i shënuan: Townsend dhe van Aanholt. Kurse për Djajtë e Kuq: Lukaku, Smalling dhe Matic.

Me këtë fitore United rikthehet në pozitën e dytë me 62 pikë, dy më shumë se pozita e dytë Liverpool (60)./IndeksOnline/