18:09 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Alexis Sanchez ndahet nga United

“Alexis Sanchez ndahet nga United”, ky është titulli i të përditshmes spanjolle Sport.es

Marrëdhënieve midis Mourinhos dhe Sanchezit po iu vie fundi. Gjithnjë e më afër ndarjes nga United, kiliani mund të largohet në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Performancat e tij kanë qenë larg pritshmërive që të një lojtari që përfiton 25 milionë euro në vit, gjë që ka bërë që Martial të zë vendin e tij si tituall.

Edhe pse në fillim ishte startues, minutat e Sanchez janë zvogëluar gjatë vazhdimit të kampionatit. Në 11 ndeshje zyrtare të luajtura, kiliani ka marrë pjesë në vetëm tre gola. Një të shënuar ndaj Newcastel dhe dy asistime ndaj Burnley dhe Bournemouthit.

Ai tashmë është prishur me Mourinhon shkruan ‘Sport.es’. Kiliani i tha agjentit të tij se nuk mund të qëndroj më në United duke shprehur vullnetin e tij për të lënë ekipin.

Sipas burimeve të afërta me sulmuesin, “ai e di se nuk mund të largohet tani, por ai tashmë ka biseduar me agjentin e tij për të zgjidhur situatën”.

Thashethemet e fundit sjellin Alexis Sánchez te PSG ose Madrid. Sipas informacionit të “El Chiringuito”, Sanchez i është vetëofruar Real Madridit. Nga ana tjetër, PSG mund të jetë i interesuar për kilianin, sepse parashikohet që ata mund të humbasin njërin prej dy yjeve të tyre në merkaton e verës. /IndeksOnline/

Temat: