08:26 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Bomba” e mëngjesit, Lionel Messi po mendon largimin nga Barcelona

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm bombastik nga Spanja.

Sipas mediumit spanjoll “Cadena SER”, Lionel Messi po e mendon largimin nga Barcelona sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Në artikullin e ‘SER’ shkruhet se argjentinasi është i lodhur nga publikimet private që po bëhen për jetën e tij, ku po akuzohet për gjërat që po ndodhi në klub e që nuk janë faj i tij por nga politikat e dobëta të udhëheqësis së klubit.

Barcelona është duke pasur një sezon të jo të mirë. Ata tashmë janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, Superkupa e Evropës dhe janë katër pikë mbrapa Real Madridit në La Liga.

Duke parë formën, vështirë se mund të presim që Barcelona të bëj diçka në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/