10:29 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

”Bomba” Llapi transferon sulmuesin Malazez

Skuadra futbollistike e Llapit nuk po ndalet me transferime në këtë afat kalimtar veror, raporton Indeksonline.

Trajneri Tahir Batatina, ka prezantuar sulmuesin malazez Igor Vukcevic, si lojtar të ri të skuadrës.

Sulmuesi 22 vjeçar ka nënshkruar kontratë tre vjeçari me klubin e Llapit.

Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Karrierën Vukcevic e ka filluar tek skuadra e Buducnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac./Indeksonline/