08:46 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bomba nga Argjentina: Barcelona dëshiron Lautaro Martinezin

Pas paraqitjeve të mira me Inter dhe së fundmi me Argjentinën, Lautaro Martinez ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

21 vjeçari po kalon në një formë të mirë me Argjentinën në Kupën e Amerikës, transmeton Indeksonline.

Performancat e mira me kombëtaren duket se e kanë bindur Barcelonën që të transferoj talentin argjentinas.

Sipas mediumit argjentinas “Radio La Red”, Barcelona është e gatshme të ofrojë 112 milionë euiro për sulmuesin argjentinas.

Besohet se ky medium argjentinas lajmin e ka marrë nga ish klubi i Lautaros, Racing që ende ka 10% të kartonit të sulmuesit./Indeksonline/