Bomba nga Spanja, Demichelis largohet nga Mallorca, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane
Pavarësisht se nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2028, Martin Demichelis do të largohet nga Mallorca.
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, ”Marca”, Demichelis ka vendosur të bashkohet me skuadrën gjermane, RB Leipzig, si zëvendësuar Ole Werner, shkruan IndeksOnline.
Largimi i menjëhershëm i trajnerit argjentinas është finalizuar orët e fundit, pasi Mallorca ka pranuar ofertën e Leipzig pasi e konsideroi si të papërmbajtshme.
Demichelis për sa muaj ishte trajner i Mallorcas, pati rezultate të mira, por pavarësisht kësaj nuk arriti ta mbaj skuadrën në elitën e futbollit spanjoll.
Skuadra ishullore pas përfundimit të kampionatit, njoftoi se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdoj deri në vitin 2028, por që tashmë gjerat kanë ndryshuar./IndeksOnline/

