08:14 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, ja çfarë ka bërë tani tifo-grupi rus

Dje, 21 vite më parë, NATO kishte bombarduar forcat serbe që po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Megjithatë, në një mënyrë të çuditshme, këtë ngjarje e kanë kujtuar edhe tifozët e Spartakut të Moskës.

Duke u solidarizuar me serbët nv mënyrë skandaloze, ata vendosën lule pranë Ambasadës së Serbisë në Rusi.

“Tifozët e Spartakut lanë lule në Ambasadën serbe në kujtim të atyre që u vranë dhe u plagosën pas bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë. Bombardimet filluan 21 vite më parë”, shkruhet në njofim.

Ndryshe, bombardimet e NATO-s kishin zgjatur 78 ditë, nga 24 marsi deri më 10 qershori i vitit 1999.