23:26 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Bombë” nga Franca, Cavani po transferohet në Madrid

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani do të përfundoj në Madrid.

Sipas mediumit francez, “Le10Sport”, sulmuesi uruguaian ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.

Simeone e dëshiron shumuesin në “Wanda” dhe tashmë thuhet se marrëveshjet janë arritur, shkruan Indeksonline.

Cavanit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ai do të bashkohet me Atleticon me parametra zero.

Ata madje kanë mundur ta marrin në janar me pak para, por kanë preferuar të mos i prekin “arkat” e klubit. /IndeksOnline/