20:14 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Bonja CT-n, shtine ne rezonance’ – komenti epik i Munishit pas lëndimit të lehtë të futbollistit të Ferizajt

Sot është zhvilluar ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit që mbaroi me rezultat 1:1.

Sigurisht ky rezultat nuk ishte aspak i favorshëm për ekipin e Ismet Munishit që është në garë për titull, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 86-të, një futbollist i Ferizajt u shtri në fushë dhe kërkoi ndihëm e mjekëve.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e pa këtë si një mënyrë për ta humbur kohën dhe iu drejtua mjekëve: ” Bonja CT-n, shtine ne rezonance”.

Ky moment qesharak është bërë viral në rrjetet sociale./Indeksonline/