20:22 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bonuci në radarin e gjigantit spanjoll

Pavarësisht faktit se Milan po rimerr veten duke përjetuar aktualisht një moment shumë pozitiv, falë edhe trajtimit dhe kujdesit të veçantë të trajnerit Gattuso, mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi, Leonardo Bonucci nuk duket se është plotësisht i bindur nga projekti i “Djallit”.

Duke marrë shkas pikërisht nga kjo ndjesi, sipas asaj që raporton portali spanjoll “Don Balon”, mbrojtësi 30-vjeçar, i rritur në anën tjetër të qytetit, dëshiron të ndryshojë ambient.

Pasi ka identifikuar këtë sinjal, Real Madrid, sipas të njëjtit burim, është mëse i disponueshumë që të plotësojë vullnetin e ish-mbrojtësit të Juventus, duke i ofruar klubit të Milan, plot 40 milion euro, për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit Bonucci.

 

Temat: