12:59 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Gatuso krirtikon rëndë futbollistin e tij

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, nuk ka qenë aspak i kënaqur me deklaratat e bëra nga Leonardo Bonucci pas ndeshjes së humbur kundër Juventus-it.

Mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi, i nxitur nga diferenca e madhe që ekziston mes skuadrës së tij dhe asaj bardhazi, ka këshilluar klubin të marrë një lojtar të madh për të rritur nivelin e ekipit.

Këshillë kjo që nuk është pritur aspak mirë nga tekniku kalabrez, i cili ka thënë: “Leo duhet të mendojë të bëjë kapitenin dhe futbollistin. Deklaratat e tij nuk më kanë pëlqyer”.

“Janë të paktë ata që kanë mentalitetin e Leo-s dhe fjalët e tij, në atë moment, ishin të drejta. Pot unë dua të sqaroj sete Milan ka një staf, një klub të tërë që merr vendime”.

Temat: