15:50 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Boohoo dhe Asos kritikohen nga Parlamenti i Britanisë, për shitjen e veshjeve të lira

BooHoo “u turpërua” në Parlament sot për prodhimin e veshjeve prej 5 funta, për të cilat një ekspert paralajmëroi se ato janë të një kualitetit aq të dobët sa edhe dyqanet e bamirësisë do i refuzonin ato.

Shtëpia e modës online, e cila shet 560 milionë funte në vit, është kritikuar për të nxitur një kulturë të re të veshjes.

Deputet e Parlamentit në Britaninë e Madhe thanë se Boohoo dhe Asos konkurrojnë në mënyrë agresive për të prodhuar rroba më të lira dhe më të shpejta për gratë e reja.

Por komuniteti i përzgjedhjes së auditmit mjedisor u tha se kjo po nxit një kulturë ku mbi 400 mijë ton përfundojnë nëpër deponi të mbeturinave në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/