23:16 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

“BOOM” Zabërgja transferohet te Gjilani

Skuadra e Gjilanit, ka zyrtariziuar transferimin e futbolliatit Baton Zabërgja, raporton Indeksonline.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi me skuadrën e Gjilnait.

21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Komunikata e plotë e Gjilanit:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Baton Zabërgja.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Batonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

Zyra për shtyp
23 Qershor, 2022

/Indeksonline/