14:55 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Bora anulon një ndeshje në futbollin kosovar

Bora që po bie në Kosovë ka anuluar një ndeshje në futbollin kosovar.

Për shkak të reshjeve të borës ndeshja Flamurtari – Kika e vlefshme për xhiron 23 të Viva Fresh Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës nuk është zhvilluar.

Gjyqtarët dhe kontrollorët e ndeshjes vlerësuar se nuk janë kushtet optimale për zhvillimin e ndeshjes dhe vendosën për shtyerjen e saj./Indeksonline/