10:40 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Bora e madhe, shtyhet ndeshja e sotme e Bayern Munchenit

Ndeshja mes Bayern Munich – Union Berlin, e vlefshme për raundin e 13-të të Bundesligës, e planifikuar për t’u luajtur sot në orën 15:30 është shtyrë.

Arsyeja e shtyerjes së ndeshjes është bora e madhe e cila ka rënë në Gjermani, sidomos në qytetin e Mynihut, shkruan IndeksOnline.

Shtyerja e ndeshjes është bërë e ditur nga klubi i Bayernit, përmes një njoftimi zyrtar.

”Ndeshja e Bayernit në Bundesligë kundër Union Berlin, e planifikuar fillimisht për në orën 15:30 CET sot në Allianz Arena, është shtyrë për shkak të borës së madhe gjatë natës. Reshjet e borës gjithashtu nuk parashikohen të përfundojnë deri në mbrëmjen e së shtunës. Edhe nëse do të kishte qenë e mundur të vihej fusha në Allianz Arena në një gjendje që do të lejonte që ndeshja të vazhdonte pasdite, rreziqet e sigurisë dhe situata e trafikut e bënë të pashmangshme anulimin.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/