15:16 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bora e pengon Behxhet Pacollin të udhëtoi në këtë shtet të njohur evropian

Vizita zyrtare e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. BehgjetPacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër. Kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e Ministrit Pacolli, Ministren e Jashtme të Suedisë, Znj MargotWallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të Ministrit të Jashtëm Pacolli nëvendet anëtare të Bashkimit Evropian.