16:13 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / B O

Bora e prillit zbardh Kukësin

Pas reshjeve të dendura të një dite më parë, në Kukës ka nisur bora mesditën e së shtunës.

Në Shishtavec kanë nisur reshjet e para të borës ndonëse me intensitet të ulët. Reshjet erdhën edhe për shkak të uljes së temperaturave ne lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht nuk raportohen probleme në akset rrugore rurale të zonave të thella. Ndërkohë që vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec, e cila është nën trysnin e rënies së gurëve, ku nga dje firma mirëmbajtëse po punon për pastrimin dhe monitorimim e vazhdueshëm.