16:18 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bora rrezikon ndeshjet e Kupës që zhvillohen në fundjavë

Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës që do të zhvillohet në fundjavë, konkretisht me 7 dhe 8 dhjetor.

Por reshjet e borës mund të rrezikojnë zhvillimin e këtyre ndeshjeve, shkruan Indeksonline.

Nëse reshjet vazhdojnë, atëherë do të jetë e vështirë zhvillimi normal i garave.

Stadiumet e Kosovës nuk e kanë mirë të rregulluar sistemin e drenazhimit dhe kjo ndikon që të mos largohet mirë bora.

Stadiumet që do të presin ndeshjet e rrethit të tretë janë ata të Vitisë, Mitrovicës, Gjilanit, Lipjanit, Suharekës dhe Prizrenit.

Edhe në të kaluarën janë luajtur ndeshje neper borë, megjithatë fushat janë dëmtuar shumë dhe loja ka qenë shumë e vështirë. /IndeksOnline/