12:37 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Bora shkakton telashe, shtyhet kjo ndeshje e Superligës

Bora që ka rënë sot në Kosovë, ka shkaktuar telashe edhe në sport.

Ndeshja Prishtina – Besa është shtyrë për gjysmë ore, për shkak të terrenit të mbuluar me borë, shkruan Indeksonline.

Punëtorët e stadiumit “Fadil Vokrri” janë duke e pastruar terrenin. Ndeshja do të fillojë në orën 13:30. /Indeksonline/