09:55 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bora zbardh edhe këtë pjesë të Kosovës

Sot në mëngjes, vendi malor, Boga që gjendet në Rugovë të Komunës së Pejës është mbuluar nga reshjet e para të borës, me c’rast të parat për këtë dimër.

Indeksonline ua sjellë një fotogfrafi nga Rugova.

Kurse, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurta me diell.

“…Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, njofton IHMK.

Ndryshe, ditë më parë edhe Brezovica është mbuluar nga fjollat e borës, të parat për këtë dimër./Indeksonline/