09:27 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bora Zemani ka një surprizë për publikun: Shihemi bashkë të hënën

Bora Zemani, në mbyllje të natës së nëntë të “Dancing With The Stars”, konfirmoi se do të rikthehet si moderatore në “Për’puthen”.

“Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora.

Ori Nebijaj u largua këtë të premte nga moderimi i emisionit të dashurisë, pasi pranoi mandatin e deputetes. Kështu, Bora Zemani rikthehet sërish në programin që ka moderuar për dy sezonet e kaluara.

Tashmë, moderatoren do ta shohim çdo pasdite të javës në “Për’puthen” dhe çdo të premte në mbrëmje në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.