23:33 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / OSH

Bordi i Manchester United jep sinjale që se ka ndërmend ta shkarkoj Ole Gunnar Solskjaer

Javët e fundit u përfol pozita e Ole Gunanr Solskjaer si trajner i Manchester United është në pikëpyetje.

Por, bordi i United sot bëri një veprim që tregon se nuk e ka ndërmend ta shkarkoj Solskjaerin, transmeton Indeksonline.

Ata ia kanë vazhduar kontratën asistentit të Solskjaerit, Mike Phelan deri në vitin 2024.

Kjo tregon se bordi i United e përkrah trajnerin norvegjez dhe se nuk është në plane shkarkimi i tij./Indeksonline/