19:28 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Bordi i Telekomit sqaron opinionin, nuk përmend se ka pasur në agjendë shkarkime

Bordi i Telekomit të Kosovës, ka sqaruar opinionin publik në lidhje me zhvillimet e ditës së sotme  në këtë ndërmarrje.

Edhe pse disa media raportuan se në agjendë ishte shkarkimi i menaxhmentit, në sqarimjn e bordit nuk përmenden shkarkimet.Në këtë sqarim përmenden dy arsye kryesore për dështimin e mbledhjes së Bordit.

Po ashtu sqarohet dhe prezenca e policisë në hapësirat e Postës dhe Telekomit

Njoftimi i plotë :

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës është e vërtet sa ka pas të planifikuar një mbledhje të rregulltë për sot, e njejta është anuluar për arsyet si ne vijim:

1.   Fillimisht kemi pasur probleme teknike që na ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konfrencë (për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19)

2.   Duke tentuar t’i rregullojmë këto probleme teknike jemi informuar për forcatë policore që gjinden jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kemi vendosur për anulimin e mbledhjes së rregulltë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcatë policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo wshtw keqkuptuar nga nw opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapsiratë e Postës së Kosovës.

Edhe njeherë dëshirojm të potencojmë se forcatë policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të të ndonjë aktiviteti brenda  Telekomit të Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve sigruon opinionin dhe cdo punonjës se puna e tyre do të vazhdoj.

Me nderime,

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës