14:34 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Bordi ia sjell një lojtar të padëshiruar, Villas-Boas ofron dorëheqjen!

Trajneri i Marseilles, Andre Villas-Boas ka ofruar dorëheqjen.

Portugezi gjatë një konference shtypi ka kërkuar largimin nga posti i trajnerit te skuadra franceze, shkruan IndeksOnline.

Arsyeja pse ish-trajneri i Chelseat ka kërkuar largimin nga klubi francez është transferimi i lojtarit, Olivier Ntcham.

Lojtari në fjalë nuk ishte kërkesë e trajnerit portugez, andaj ai u detyrua për shkak të kësaj të ofronte dorëheqjen.

“Unë nuk dua para, unë dua të largohem. Ne e mbyllem afatin e transferimeve me një lojtar të padëshiruar”, ka thënë trajneri

43-vjeçari ishte prezantuar si trajner i Marseillet gjatë vitit 2019./IndeksOnline/