15:05 / E Martë, 28 Mars 2023 / S Z

Bordit të SHSKUK-së i skadon mandati

Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) i ka skaduar mandati të hënën me datë 27 mars 2023.

Bordi i cili është emëruar me datën  27.03.2020 e të cilit tashmë i ka skaduar mandati,  ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Pas skadimit të mandatit tre vjeçar, pritet që të zgjidhet Bordi i ri i SHSKUK-së, i cili emërohet nga Qeveria e Kosovës. Ndërkaq emrat e anëtarëve propozohen nga QKUK, QKSUK, IKSHPK, Spitalet e përgjithshme, shërbimet e kujdesit parësor, një përfaqësues nga MSH si dhe një drejtor financiar./Indeksonline/