13:20 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Boring ka gati trenin ndoshta më të shpejtë në botë

Kompania Boring e cila e ka pronar të famshmim Elon Musk ka filluar punët për të ndërtuar një tren me shpejtësi të lartë. Treni fillimisht do të qarkulloi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Chicago O’Hare në qendër të qytetit. Ky udhëtim që tani zgjatë 40 minuta, me trenin e ri do të zgjasë vetëm 12 minuta.

Treni do të jetë aq i shpejt sa që do të lë secilin stacion çdo 30 sekonda.

Sipas kompanisë Boring , çmimet nuk janë finalizuar, por “do të jetë më pak se gjysma e çmimeve tipike të shërbimeve taksi. Treni do të jetë i vogël dhe mund të za nga 8 deri në 16 persona. Çmimi i këtij projekti do të jetë afërsisht 1 miliard dollarë./Indeksonline/

 

Temat: