16:26 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Boris Johnson përballet me kërkesat për dorëheqje

Ministrat e kabinetit të Qeverisë së Boris Johnson kanë premtuar mbështetje ndaj tij, pasi këtij të fundit është duke iu kërkuar dorëheqja.

Johnson ka marrë pjesë në një festë në një lokal gjatë izolimit dhe kjo gjë duket se mund ta penalizojë atë me postin e kryeministrit, shkruan BBC.

Ministrat e kabinetit kanë kërkuar nga deputetët që të presin rezultatet e hetimeve për shkelje të mundshme të ligjit anti-COVID, përpara se të votojnë pro shkarkimit të Johnson, transmeton Indeksonline.

Vizita e planifikuar e Johnson të enjten, në një klinikë vaksinimi në Lancashire, u anulua dhe ai do të ndjekë udhëzimet zyrtare, duke përfshirë bërjen e testeve të përditshme dhe kufizimin e kontaktit me njerëzit e tjerë, tha një zëdhënës i Downing Street.

Johnson pranoi në Pyetjet e Kryeministrit se ai ishte bashkuar me kolegët për pije në një lokal në Downing Street më 20 maj 2020, për rreth 25 minuta, për t’i falënderuar për punën e tyre gjatë pandemisë, por kishte “besuar në mënyrë implicite se kjo ishte një ngjarje pune”, dhe se nuk mund të konsiderohej si festë.