18:02 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / C E

Bornemouth i jep “leksion” Manchesterit në “Old Traford”

Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin e pastër 0:3.

Mysafirët shënuan një gol në pjesën e parë e dy të tjera në të dytën, për të arkëtuar pikët e plota.

Dominic Solanke (5’), Philip Billing (68’) dhe Marcos Senesi (73’) shënuan golat e fitores për “Qershitë”.

Bournemouthi pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë.

Manchester United mbetet me 27 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë. 

Standings provided by Sofascore