11:52 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / S Z

Borrell: Sot do ta shohim nësë Kurti e Vuçiq janë gati të marrin përgjegjësi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për nisjen e takimeve mes Kosovës e Serbisë sot në Bruksel.

Ai tha se koha është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell në Twitter.