13:50 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Borxhi publik i Maqedonisë gati 5.5 miliardë euro

Borxhi i Maqedonisë vazhdimisht po rritet, edhe pse vendi prej vitit 2016 ka qeveri të re dhe udhëheqësi të re në ministri për financa dhe ekonomi.

Numrat e borxhit vazhdimisht po rriten, çdo sekond. Borxhi publik i Maqedonisë për momentin është 5.489.678.152 Euro.

Borxhi publik është 2714 euro për kokë banori. Borxhi publik në krahasim me Bruto Prodhimin Vendor është 58.42%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I njejti borxh më herët disa herë është tentuar të fshehet nga qeveria e kaluar, duke kërkuar që të mbyllet ueb faqja e cila informacionet i merr nga Drejtoria për statistika, Ministria e Financave dhe në këtë ueb faqe thuhet se informacionet janë zyrtare.