75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / G T

Sonte fillon futbolli i vërtetë, dy super ndeshje zhvillohen në Kupën e Botës

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të Kupës së Botës, faza eliminim direkt.

Dy ndeshje tejet interesante dhe për shumëkë tani fillon futbolli i vërtetë, shkruan Indeksonline

Brazili luan ndaj Japonisë nga ora 19:00. Edhe pse duket e lehtë në letër për brazilianët, Japonia ka treguar që nuk mposhtet lehtë gjatë këtij turneu.

Kurse ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Gjermanisë dhe Paraguait nga ora 22:30.

Kujtojmë që mbrëmë siguroi kualifikimin tutje Kombëtarja e Kanadasë, duke e eliminuar Afrikën e Jugut./Indeksonline/