Boston një fitore larg titullit në Lindje (Video)
Boston Celtics ka mundur 96-83 Cleveland Cavaliers në finalen e pestë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje. Duket se faktori fushë është vendimtar në këtë fazë finale në Lindje, pasi ekipet i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura para publikut të tyre.
Ndeshja është dominuar nga basketbollistët e Celtics, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur deri në 25 pikë në çerekun e fundit, por në fund e ulën ritmin, duke e kontrolluar lojën. Tatum me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërkohë që vetëm 7 lojtarë luajtën për Bostonin në këtë takim.
Për Cleveland u dallua LeBron James, me 26 pikë e 10 rebaund, por pjesa tjetër e skuadrës nuk dha atë që pritej në fushë, e pasaktë në gjuajtje. Ndeshja e gjashtë do të luhet në fushën e Claveland, por Boston është një fitore larg titullit në Lindje.
NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)
Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 96-83 (3-2 me ndeshje)
NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)
Houston Rockets – Golden State Warriors, (2-2 me ndeshje)