10:23 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bota e sportit në zi, lojtari vdesë në fushën e lojës pas një ndërhyrje ”horror”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit.

Një lojtar regbi në Francë, ka gjetur vdekjen në fushë pas një ndërhyrjeje.

Mësohet se i vdekur ka mbetur Louis Fajfrowski, 21 vjeç, lojtar i Aurillac, transmeton IndeksOnline.

Për gazetën lokale të zonësn, “La Montagne”, komentatori i asaj ndeshjeje tregon atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

“Ishte minuta e 50 kur Aurillac merr topin në zotërim dhe pas disa kalimeve ai përfundon në duart e Fajfroëski. Lojtari pëson një ndërhyrje të ashpër në gjoks, duke u ngritur fillimisht në ajër e më pas për t’u rrëzuar në tokë”, tha komentatori.

Fajfrowski mendohet të ketë pësuar tri herë atak në zemër në ato çaste, i treti ishte edhe fatali për të.

Pavarësisht mbërritjes së ambulancës për ta dërguar në spital, nuk u mund të mbahej në jetë.