11:35 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bota po mahnitet me këtë fotografi, raporton edhe gazeta zvicerane Blick

Racizmi është problemi më i madh me të cilin po ballafaqohen futbollistët e Anglisë.

Megjithatë, kosovarët po mobilizohen që të dielën Anglia të ndjej dashuri në Prishtinë e jo urrejtje.

Fotografia e Raheem Sterling në një lokal në Prishtinë me mbishkrimin “mirësevjen vëlla”, i ka bërë përshtypje gjithë botës.

Mediumet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Blick-un zviceran kanë mbetur të habitur me këtë mikpritje, transmeton Indeksonline.

“Pas incidenteve me racizëm në Bullgari, ylli anglez Raheem Sterling do të pritet kështu në Kosovë”.

/Indeksonline/