11:40 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Bota s’ishte gati të dëgjonte Drake teksa këndonte ‘I Want It That Way’ me Backstreet Boys

Kush e mendonte se do të vinte një ditë që Drake do t’ju bashkohej djemve të famshëm të Backstreet Boys dhe të gjithë bashkë do të performonin “I Want It That Way”!

Ja që ndodhi së fundmi në Toronto dhe njerëzit s’mund të emocionoheshin më shumë. 

Si tingëllon kënga e famshme kur pjesë e saj është Drake dora vetë? 

Sipas TMZ, reperi ka një lidhje të veçantë emocionale me “I Want It That Way” pasi në kujtimet e tij lidh me momentin kur një vajzë i kërkoi të kërcente më të.

“Ishte hera e parë që u vura re, hera e parë që ndjeva se ishte interesant. Siç ju thashë, kjo ishte kënga që ajo donte të kërcente me mua, një prej këngëve më të famshme të atyre kohëve. Tani, unë dua ta këndojë bashkë me ju këtë këngë me sa fuqi dhe zë të kem!”- u shpreh Drake dhe nga sot, e duam edhe më shumë “I Want It That Way”.