17:30 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Botas fiton Austri, Leclerc e Norris në podium

Pas një pauze shumë të gjatë, Formula 1 është rikthyer me garën e zhvilluar në Austri pa praninë e publikut.

Valteri Bottas me Mercedes Benz e ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë duke triumfuar në një garë shumë interesante.

Vetëm 11 garues arritën ta përfundojnë garën ku pati shumë ndryshime të pozicioneve.

Në vendin e dytë arriti Leclerc i Ferrarit që mori një rezultat pozitiv duke parë pozitën në të cilën është nisur.

Befasia e garës ishte i riu Norris me Mc Laren që u ngjit në podium duke marrë vendin e tretë në renditje. /IndeksOnline/