08:53 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Botëror, nis faza e eliminimit direkt, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Kampionati Botëror “Katar 2022” po vazhdon të bëhet edhe më interesant, ku turneu ka prekur tani fazën eliminatore.

Sot do të zhvillohen dy përballjet e para të 1/8-ës së finales së këtij Botërori, ku ndeshja hapëse është ajo mes Holandës dhe Amerikës.

“Tulipanët” do të kërkojnë të rigjejnë lavdinë e dikurshme dhe të vazhdojnë garën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë suksesin në futboll edhe pse me kapitenin Christian Pulisic në dyshim për sfidën e sotme.

Ndeshja mes Holandës dhe Amerikës zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Khalifa International” të Dohas.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Kombëtarja e Argjentinës, e cila përballet me atë të Australisë.

Messi me shokë janë favoritë në këtë ndeshje dhe çdo rezultat tjetër do të ishte befasi për tifozët. Botërori është trofeu i munguar për Messin dhe argjentinasit mnedojnë se ky është viti kur ata duhet të shkëlqejnë pasi “Katari” do të jetë e fundit Kupë Bote për yllin e tyre.

Stadiumi “Ahmad bin Ali” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Argjentinës e Australisë, e cila fillon nga ora 20:00.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Kampionatit Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Faza eliminatore (1/8)

16:00 Holanda – Amerika (Stadiumi Khalifa International)

20:00 Argjentina – Australia (Stadiumi Ahmad bin Ali)