22:10 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Botërori i Klubeve, gjigandët arab shkojnë në finale, “kërcënojnë” Real Madridin

Al-Hilal është kualifikuar për në finalen e Botërorit të Klubeve.

Klubi gjigand nga Arabia Saudite triumfoi 2-3 ndaj Flamengos, në ndeshjen e luajtur në Stade Ibn Batouta (Tanger).

Të besuarit e Diaz zhbllokuan shifrat me Al-Dawsari në minutën e katërt, ndërsa brazilianët i kthyen reston brenda pjesës së parë me Pedro.

Gerson do linte Flamengon me një lojtar më pak në minutën e 45-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq. E keqja për Gabigol me shokë nuk kishte përfunduar aty, pasi Al-Dawsari tund rrjetën, përsëri nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë sërish Al-Dawsari do ishte protagonist, por këtë herë me një asist për një lojtar shumë të dëgjuar në Evropë si Lucciano Vietto.

Goli i Pedro në fund do vlente vetëm për statistikë.

Al-Hilal do përballet me fituesin e çiftit Al-Ahly – Real Madrid, sfidë kjo që do luhet nesër.