10:47 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / B O

Botërori në Katar, presidenti kërkon mos të ketë shfaqje dashurie në publik mes homoseksualëve!

Katari garanton sigurinë e ndjekësve të LGTBIQ +, por ka një kërkesë specifike për homoseksualët. Ata kërkojnë që mos të ketë shfaqje dashurie në publik.

Këtë e ka thënë Nasser Al-Khater, president i komitetit organizativ të Kupës së Botës 2022.

“Katari dhe vendet fqinje janë shumë më konservatorë dhe ne kërkojmë nga tifozët ta respektojnë atë. Jemi të sigurt se ata do ta respektojnë, ashtu siç respektojmë kulturat e ndryshme, shpresojmë që edhe ata të respektojnë kulturën tonë. Ata mund të udhëtojnë për të ndjekur lojërat në Kupën e Botës, por mos të ketë shfaqje dashurie në publik” ka thënë Al-Khater./Indeksonline/