75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Gj. Sh

Botrori i Klubeve po shkon drejt fundit, këto janë ndeshjet gjysëmfinale

Kupa e Botës për Klube, e cila për herë të parë po zhvillohet me 32 skuadra pjesëmarrëse, po shkon drejt fundit.

Tashmë janë mësuar katër skuadrat më të mira të cilat kanë arritur në gjysëmfinale, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Evropës, PSG-ja mposhti mbrëm Bayern Munchenin ndërsa Real Madridi fitoi ndaj Borusia Dortmundit duke iu bashkangjitur Fluminenses dhe Chelseas.

Gjysëmfinalja e parë zhvillohet të marten me 8 korrik, mes Fluminenses dhe Chelseas, duke filluar nga ora 21:00, ndërsa të mërkuren me 9 korrik, PSG përballet me Real Madridin.

Ndërsa finalja e madhe zhvillohet me 13 korrik./IndeksOnline/