75 Mall Live Search
22:16 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Brabus modifikon Mercedes-AMG E63, tani ka 789 kf

Para se të filloj panairi i madh i veturave në Gjenevë javën e ardhshme, Brabus ka zbuluar paketën më të fundit të saj për Mercedes-AMG E63 S.

Nëse vetura e fotografuar duket e njohur, kjo është për shkak se keni parë një E 63 S të ngjashëm nga Brabus në shtator. Megjithatë, ndryshe nga ajo që kishte 690 kuajfuqi, ky variant paketon 789 kuajfuqi.

Për të rritur numrin e kuajfuqive për 189, Brabus ka pajisur modelin me një palë turbochargers të ri.

Falë këtyre rritjeve të konsiderueshmë në kuajfuqi dhe poashtu në ciftrrotullues, E63 S nga Brabus, arrin shpejtësinë 100 km/orë vetëm për 3 sekonda.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij modeli, duhet të presim deri javën e ardhshme pas prezantimit zyrtarë në ‘Geneva Motor Show’ ./IndeksOnline/

Temat: