21:30 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Brabus modifikon varkë, ka 800 kuajfuqi

Brabus është e njohur për modifikimet e veturave Mercedes-Benz. Poashtu bëjnë modifikime edhe për kompani tjera të makinave përmes linjës Startech.

Por, akorduesi gjerman për një moment ka lënë automjetet, duke bërë një punë tjetër shkruan IndeksOnline.

Në partneritet me sipërmarrësit bullgar Axopar, Brabus Shadow 800 është një varkë e shpejtë që synon të vendosë aftësisë e kompanisë gjermane në ujë të hapur.

Varka është e veshur me fibra karboni dhe lëkurë, ku theksohen linjat Alcantara. Poashtu posedon pajisjet më të fundit të navigimit, madje ka edhe një kabinë dy personash nën kuvertë.

Fuqia sigruohet nga një palë motorë Mercury supercharged – të bërë në SHBA. Motorët e jashtëm Verado 400R kanë secili nga 400 kuajfuqi, pra 800 së bashku./IndeksOnline/