16:48 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Brad Pitt dhe Angelina Jolie në ‘luftë’

Dikur ishin ndër qiftet më të pëlqyera të Hollywood por tani situata ka ndërruar për të keq.

Dyshja e aktorëve, Brad Pitt dhe Angelina Jolie që dy vite janë në proces të divorcit por situata po shkon e përkeqësohet përshkak të fëmijëve, shkruan Indeksonline.

Sipas TMZ, Pitt pushimet e tij po i kalon në Angli, aty ku po jetojnë Jolie me fëmijë, për të qenë sa më afër tyre. Gjykatësi i çështjes i ka dhënë leje gjatë mesit të qershorit, Brad Pittit që të vizitojë fëmijët nga 10 orë në ditë.

Sipas burimeve të TMZ, dyshja kurrë nuk kanë qenë në kontakt gjatë kësaj kohe sepse zakonisht kanë komunikuar përmes dadove dhe asistentëve.

Jolie po ashtu është munduar që të ja minimizojë kohën e Pitt për t’i parë fëmijët. Gjërat për dyshen nuk po shkojnë duke u përmirësuar por vetëm duke u përkeqësuar. /Indeksonline/