12:14 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston së bashku në ekran për herë të parë që nga viti 2001

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston pritet të ribashkohen në ekran për herë të parë pas 19 vitesh.

Është konfirmuar se Brad do t’i bashkohet Jennifer në tabelën e shpallur më parë për filmin klasik Fast Times në Ridgemont High.

Rolet që ata do t’i luajnë nuk janë zbuluar akoma, kështu që ende nuk dihet nëse ata do t’i shohim në një skenë të përbashkët

Eventi virtual do të mbahet me 20 gusht dhe do të transmetohen live në Facebook dhe TikTok

Kujtojmë që Brad dhe Jennifer për herë të parë u takuan në vitin 1998 dhe u martuan në korrik 2000. Hera e vetme kur ata aktruan së bashku ishte në një episod të serialit Friends në vitin 2001.

Çifti u ndan në janar të vitin 2005 dhe u shkurorëzuan po atë vit./Indeksonline/